Flash News

E-TJERA

Nis punën Komisioni Hetimor për Inceneratorët/ Debate mes Tabakut dhe Felajt, Dhima dhe Çupi zgjidhen sekretare

Nis punën Komisioni Hetimor për Inceneratorët/ Debate mes Tabakut

Komisioni Hetimor për Inceneratorët ka mbajtur sot seancën e parë. Mbledhja është shoqëruar me debate e diskutime ku më shumë spikatën ato mes deputetët se opozitës Jorida Tabaku dhe asaj të maxhorancës Ermonela Felaj.

Dy përfaqësueset që do të ndjekin çështjen janë: Dhurata Çupi nga opozita dhe Antoneta Dhima nga maxhoranca.

Felaj ka kërkuar nga opozita arsyen se pse kërkuan një hetim për inceneratorët, teksa Tabaku kërkoi që ky komision të mos kthehet në zyrë PR.

Ermonela Felaj: Duhet të kuptojmë pse iu futëm strategjisë së landfillëve dhe inceneratorëve. Landfillet janë shfaqur më herët në kohë. Nëse duhet të kuptojmë se ça ndodh në Shqipëri duhet të shkojmë edhe në vendin ku këto inceniratorë janë ngritur dhe të shohim se çfarë ndodh aty. Nëse duam që kjo funksionon të funksionojë, nuk duhet të pengojmë njëri-tjetrin, duke i qëndruar objektit të veprimtarisë.

Jorida Tabaku: Kemi bërë kërkesë për ngritjen e këtij komisioni. Jemi të gatshëm të shohim edhe elementët që ne shohim dhe gjykojmë, por ta harrojmë që ky komision do të kthehet në zyrë propagande. Nuk do të jemi zyrë PR për këtë tematikë.

Ermonela Felaj: Nuk është nevoja që ju moralin tuaj të punës të na impononi ne. Të gjithë duhet të përshtatemi sipas kodit të etikës që ka ky parlament. Ne do të shohim inceneratorin e Elbasanit, e Durrësit. Porto Romano është mbyllur dhe ne do e shohim, edhe atë të Tiranës dhe të Fierit do e shohim çfarë ndodh. Ju nuk mund të thoni se nuk ka përfunduar puna, kur procedurat janë kryer. Puna e këtij komisioni kjo është. Fjalën e mora sepse më takonte.

Jorida Tabaku: Një sekondë, e morët fjalën për replikë, ju lutem.

Të fundit