Flash News

E-TJERA

Nis regjistrimi i diasporës për 11 majin, 1100 aplikime nga emigrantët, kryeson Italia dhe Gjermania

Nis regjistrimi i diasporës për 11 majin, 1100 aplikime nga

Prej orës 00:00 të kësaj të shtunë, çdo shqiptar i cili jeton jashtë kufijve, mund të regjistrohet për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Afati i regjistrimit për diasporën është deri në 4 mars.

Deri tani, në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rezultojnë 1131 kërkesa të marra nga emigrantët për regjistrimin si votues në zgjedhjet e 11 majit. Nga këto kërkesa, vetëm 57 janë miratuar.

Italia kryeson ndër vendet ku jeton diaspora shqiptare me 351 kërkesa të dorëzuara. Pas saj vjen Gjermania me 258 kërkesa, Mbretëria e Bashkua me 124 kërkesa, Greqia me 93, SHBA-të me 69 dhe më pas renditen Franca, Austria, Kanadaja e të tjera.

Sipas grupmoshave, 431 kërkesa janë bërë nga grupmosha 26-35 vjeç dhe 301 kërkesa nga grupmosha 36-45 vjeç.

Nis regjistrimi i diasporës për 11 majin, 1100 aplikime nga

Të fundit