Flash News

E-TJERA

Nis riatdhesimi i fëmijëve nga kampi i Al-Hol; Presidenca: Punë për t'i rikthyer të gjithë

Nis riatdhesimi i fëmijëve nga kampi i Al-Hol; Presidenca: Punë

Ka nisur riatdhesimi i fëmijëve shqiptarë nga kampi i AL-HOL në Siri falë një bashkëpunimi mes Gjysmëhënës së Kuqe dhe qeverisë shqiptare.

Gjysmëhëna e Kuqe siriane ka publiuar një video ku thuhet se janë kryer të gjitha testet mjekësore para largimit nga kampi dhe se pjesëtarët e Gjysmëhënës kanë shoqëruar shtetasit shqiptarë gjatë rrugës nga kampi për në Damask, nën mbikëqyrjen e shefit të organizatës.

Nis riatdhesimi i fëmijëve shqiptarë nga kampi Al-Hol në Siri. Bëhet fjalë për një bashkëpunim humanitar që do të kthejë në familjet e tyre fëmijët e mbetur në Siri. Gjysmëhëna e Kuqe siriane ka publikuar një video nga operacioni teksa thotë se riatdhesimi vjen pas kërkesës së qeverisë shqiptare.

“Bashkëpunimi humanitar i kthen familjet nga kampi Al-Hol në Shqipëri Pas sigurimit të të gjitha lehtësive të nevojshme nga qeveria Siriane, përpjekjet e Gjysmëhënës Arabe Siriane #Red lhlạl, në bashkëpunim me palët e interesuara, patën sukses në përfundimin e detyrës për kthimin e familjeve të banorëve të kampit në vendin e tyre, me kërkesë të qeverisë shqiptare. Pas kryerjes së testeve të gjera mjekësore para largimi nga kampi, Gjysmëhëna e Kuqe shoqëroi shtetasit shqiptarë gjatë rrugës nga kampi për në Damask, nën ndjekjen dhe mbikëqyrjen e Inxhinierit Khaled Habbati, Shefi i organizatës.

Konsulli i Përgjithshëm Shqiptar në Liban, Mark Gharbel dhe delegacioni i tij shoqërues, gjithashtu do t’i shoqërojë ata në udhëtimin e tyre nga Damasku në Shqipëri. Organizata e Gjysmëhënës së Kuqe Arabe Siriane falënderon Federatën Ndërkombëtare të Gjysmëhënës së Kuqe dhe Kryqin e Kuq dhe falënderon Presidentin e Federatës, Z. Francisco Rocca, partnerët humanitarë dhe të gjitha palët në terren; për lehtësimin e përfundimit të këtij misioni dhe detyra të tjera të organizatës, i cili synon të lehtësojë vuajtjet njerëzore dhe të mbrojë dinjitetin e të prekurve”, thuhet për operacionin”, thuhet në deklaratën e Gjysmëhënës së Kuqe.

Për këtë çështje ka reaguar menjëherë edhe Presidenca shqiptare. Përmes një deklarate, zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, ka falenderuar Gjysmëhënën e Kuqe duke shtuar se duhet punë për të rikthyer  gratë dhe fëmijët e tjerë të mbetur atje.

“Falenderojmë Gjysmë Hënën e Kuqe Siriane për lirimin e disa fëmijëve shqiptarë të kampit të Al Haël, të cilët shumë shpejt do të kthehen në Shqipëri. Tani punë për të kthyer të gjitha gratë dhe fëmijët që ndodhen në këtë kamp!”, shprehet Blushi.

Të fundit