Flash News

E-TJERA

Nis seanca dëgjimore për Avokatin e Popullit/ 19 kandidatë prezantojnë platformën, kush u tërhoq nga gara në momenin e fundit

Nis seanca dëgjimore për Avokatin e Popullit/ 19 kandidatë

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka nisur seancën dëgjimore të kandidatëve në garë për Avokatin e Popullit.

Nga 20 emra për të drejtuar këtë institucion, tashmë janë 19, pasi një prej kandidatëve hoqi dorë nga gara, pak para se të niste seanca dëgjimore.

Nga gara është tërhequr Olta Aliaj, por arsyet e këtij vendimi nuk dihen ende. Në seancën dëgjimore, komisioni do të njihet me platformat e kandidatëve.

Erinda Ballanca, e cila aktualisht e mban detyrën dhe pretendon që të jetë sërish Avokatja e Popullit, do ta shpalosë platformën e saj nëpërmjet një lidhje në Zoom, pasi është infektuar me Covid-19.

Të gjithë kandidatët do të kenë 5 minuta kohë për të prezantuar platformën për udhëheqjen e këtij institucioni, ndërsa i pari në radhë është ish-Drejtori i policisë së Shtetit, Ahmet Prençi.

Kandidaturat janë:

1.Ahmet Prençi

2.Altin Goxhaj

Besim Ndregjoni

4.Bledar Dervishaj

5.Boriana Nikolla

6.Brikena Kasmi

7.Dorian Gjomarkaj

8.Drita Avdyli

9.Endri Papajorgji

10.Ermir Kapedani

11.Erinda Ballanca

12.Evis Fico

13.Ilirjan Rusmali

14.Jordan Daci

15.Jorida Rustemi

16.Laureta Roshi

17.Ledio Braho

18.Lefterije Luzi

19.Sali Shehu

 

Të fundit