Flash News

E-TJERA

Nis seanca e dytë plenare, Komisioni i Verifikimit të Mandateve jep dakordësinë për mandatet e 140 deputetëve

Nis seanca e dytë plenare, Komisioni i Verifikimit të

Ka nisur seanca e dytë plenare e legjislaturës së X e Kuvendit ku do të betohen 140 deputetët e rinj.

Komisioni i Verifikimit të Mandateve i drejtuar nga deputetja Klodiana Bushka ka dhënë dakordësinë për të gjitha mandatet e fituara dhe deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Po ashtu u miratua edhe zëvendësimi i 4 mandateve të lëna nga Gramoz Ruçi, Najada Çomo, Lefter Koka dhe Mark Marku.

“Komisioni i përkohshëm administroi vendimin e KQZ listën emërore të deputetëve të zgjedhur, shkresën e depozituar në Kuvend nga KQZ. Katër deputetë kanë dhënë dorëheqjen e mandateve. Në emër të të gjithëve kam kënaqësi t’ju uroj suksese në këtë detyrë dhe sa me më shumë punë dhe rezultate në interesin e shqiptarëve”, tha Bushka.

Në seancën e dytë plenare do të votohet edhe për kryetarin e ri të Kuvendit.

 

Të fundit