Flash News

E-TJERA

Nis seanca gjyqësore për dosjen 184 në Dibër, pritet vendimi për të akuzuarit

Nis seanca gjyqësore për dosjen 184 në Dibër, pritet vendimi

Ka nisur ditën e sotme seanca gjyqësore për dosjen 184, në rrethin gjyqësor të Dibrës.

Mësohet se seanca e sotme është një seancë përgatitore, pasi herën e fundit është kërkuar nga avokati i PD, Indrit Sefa, përjashtimi i gjyqtarit të çështjes Xhevdet Lika, por kërkesa është refuzuar nga Gjykata.

Ndërkaq, në seancën e sotme gjyqësore janë të pranishëm 2 nga 4 të akuzuarit, ish-drejtori i arsimit Drini Gjeci dhe ish- administratori i njësisë Tomin Nuri Meda, ndërsa pjesa tjetër e të akuzuarve përfaqësohet nga avokatët.

Kjo seancë është vendimtare për të marrë vendosur nëse çështja do të shkojë për rigjykim apo do të rikthehet për hetim të mëtejshëm.

Të fundit