Flash News

E-TJERA

Nis seanca për “Sterilizimin” në SPAK

Nis seanca për “Sterilizimin” në SPAK

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion seanca për çështjen e Sterilizimit.

Sot, do të vendoset nëse do të kalojë ose jo dosja për gjykim dhe nëse SPAK do ta kthejë për plotësim hetimesh apo do të pushojë akuzat ndaj 9 të pandehurve.

I pranishëm në seancë është edhe ish-ministri Ilir Beqaj, i cili mbërriti në ambientet e GJKKO rreth orës 08.40.

Të pandehur në këtë proces janë 9 persona, dy prej tyre të lënë në masën "arrest në burg". Konkretisht ish-zëvëndësministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Dy të tjere janë lënë në masën “arrest në shtëpi”, ndërsa 5 personat e tjerë në mesin e të cilëve ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, janë në masën “detyrim paraqitje”.

Të fundit