Flash News

E-TJERA

Gjoba 'tremb' qytetarët, "të maskuar" që në orët e para të mëngjesit

Gjoba 'tremb' qytetarët, "të maskuar" që

Duke nisur nga dita e sotme, maska është bërë me detyrim edhe për Shqipërinë dhe në rast se nuk e mbani dhe në ambientet e jashtme, do të gjobiteni. Ky vendim është komunikuar disa ditë më parë nga qeveria e ndërsa dje Instituti i Shëndetit Publik ka miratuar udhëzimin për përdorimin e maskës.

Sipas udhëzuesit, maska është e detyrueshme për çdo individ mbi 11-vjeç. Në rastin e shkeljes së parë individët do të gjobiten me 30 mijë lekë të vjetra, në rast të një shkelje të dytë gjoba do të jetë 50 mijë lekë të vjetra, e për të vijuar më pas e duke u rritur.

Por sa është respektuar ky vendim nga qytetarët sot?

Në një vëzhgim në mëngjes herët, siç mund ta shihni edhe në fotot e mëposhtme të siguruara nga Politiko.al , qytetarët kanë respektuar vendimin e qeverisë, ndonëse nuk kuptohet qartë nëse është më shumë "frikë" nga gjoba apo ndërgjegjësim i vetë qytetarëve.

Fotot realizuar në Tiranë:

Gjoba 'tremb' qytetarët, "të maskuar" qëGjoba 'tremb' qytetarët, "të maskuar" qëGjoba 'tremb' qytetarët, "të maskuar" qëGjoba 'tremb' qytetarët, "të maskuar" qëGjoba 'tremb' qytetarët, "të maskuar" qëGjoba 'tremb' qytetarët, "të maskuar" që

Të fundit