Flash News

E-TJERA

Nis sot muaji i Shenjtë i Ramazanit për besimtarët myslimanë

Nis sot muaji i Shenjtë i Ramazanit për besimtarët myslimanë

Besimtarët myslimanë nisin nga sot muajin e shenjtë të Ramazanit.

Muaji i nëntë i kalendarit islamik hënor shënon kohën e agjërimit, reflektimit shpirtëror dhe përkushtimit ndaj besimit.

Agjërimi përfaqëson një nga pesë shtyllat e islamit dhe sipas fesë, konsiderohet obligim për të gjithë të rriturit që nuk kanë probleme shëndetësore. Nga agimi deri në perëndim nuk konsumohet asnjë ushqim dhe shmangen marrëdhëniet intime.

Ramazani është gjithashtu një kohë bashkimi familjar, ku iftari, vakti i mbrëmjes që prish agjërimin, mbledh familjet rreth tryezës. Ramazani përkujton zbritjen e parë të Kuranit nga profeti Muhamed. Brenda këtij muaji është dhe nata e Kadrit, që konsiderohet nata më e vlefshme e vitit.

Muaji i shenjtë do të përmbyllet me festën e Fitër Bajrami, që shënon fundin e agjërimit.

Të fundit