Flash News

E-TJERA

Nis sot muaji i shenjtë të Ramazanit, Begaj uron besimtarët myslimanë: Agjërim të lehtë!

Nis sot muaji i shenjtë të Ramazanit, Begaj uron besimtarët

Ka nisur sot muaji i shenjtë i Ramazanit për besimtarët myslimanë.

Presidenti Bajram Begaj i uroi besimtarët myslimanë që të kenë agjërim sa më të lehtë. 

“Ramazan sa më të begatë e agjërim sa më të lehtë për të gjithë besimtarët myslimanë!
Uroj që bujaria dhe solidariteti, dy tipare thelbësore të këtij muaji, të mbizotërojnë te secili nga ne për t’u afruar më shumë me Zotin.

Le të kujtojmë e të kujdesemi dhe për ata që pamundësia i ka bërë të mos gëzohen si gjithë të tjerët, e t’i ndihmojmë me bindjen e plotë se dhënësi përfiton më shumë se marrësi.
Muaji i Ramazanit mbart në vetvete edhe një tjetër bekim: mundësinë për të ruajtur lidhjet familjare e për të respektuar çdokënd me të cilët bashkëndajmë këtë vend.
Le ta shfrytëzojmë këtë mundësi për t’u bërë më të mirë e për ta bërë edhe vendin tonë më të begatë!”, shkroi Presidenti Begaj në rrjetet sociale.

Të fundit