Flash News

E-TJERA

Nis vaksinimi i 14 mijë punonjësve të transportit publik

Nis vaksinimi i 14 mijë punonjësve të transportit publik
Foto ilustruese

Ditën e sotme nis vaksinimi i punonjësve të transportit publik. Ata do të vaksinohen në çadrat e ngritura në sheshin "Skënderbej" me vaksinën ruse Sputnik V. Janë rreth 14 mijë punonjës që do të vaksinohen.

Pasi të përfundojë imunizimi i punonjësve të transportit që operojnë brenda qytetit, do të nisë me ata të transportit ndërqytetas. Ata janë cilësuar si grup risku për shkak të kontaktit që kanë me qytetarët çdo ditë.

Deri më tani numri i të vaksinuarëve në vendin tonë është rreth 730 mijë. Qeveria synon të vaksinojë 1 milionë qytetarë brenda muajit qershor. Shqipëria ka siguruar mbi 847 mijë vaksina, ndërsa pret dhe një sasi prej 40 mijë të tjera nga Astrazeneca.

Vendi ynë ka miratuar për përdorim katër llojë vaksinash: Pfizer, Astrazeneca, Sputnik V dhe Sinovac. Aktualisht po vijon vaksinimi masiv për grupmoshat mbi 60-vjeç dhe për grupet e riskut.

Të fundit