Flash News

E-TJERA

Nis vaksinimi i 500 mjekëve e infermierëve të Kosovës në Kukës

Nis vaksinimi i 500 mjekëve e infermierëve të Kosovës

500 mjekë e infermierë të spitaleve Covid në Kosovë do të vaksinohen sot dhe nesër (e diel) në qytetin e Kukësit.  

Këtë të shtunë, në pallatin e Kulturës në Kukës ka filluar regjistrimi i vaksinimit të 250 mjekëve të parë kosovarë, të cilët kanë mbërritur me tre autobusë, ndërsa 250 të tjerë do marrin dozën e parë të dielën.

Ky proces u inspektua nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se nëse Kosova nuk siguron dot dozat, do ofrojë vaksina për 11 mijë mjekë e infermierë të saj.

"Prej disa kohësh i kemi bërë me dije ministrisë Kosovës që jemi të gatshëm të kontribuojmë. Kontrata me kompanitë e vaksina janë shumë strikte dhe nuk lejon ritransportimin e vaksinave. Pra nënkupton marrjen e një sasie të caktuar nga një vend, nuk mund të përdoren nga një vend tjetër.

Kjo është arsye edhe pse kur morëm atë sasi të parë nga një vend mik nuk nxorëm emrin për të mos futur në sherr vendin mik me kompaninë. Ama unë i kam thënë hajde në Kukës dhe është një vend i përbashkët, pasi përtej faktit që jemi dy shtete dhe kemi një kufi, është krejt e natyrshme që Kukësi të funksionojë si një bazë e përbashkët. Jam i lumtur që kemi carë bllokadën e tmerrshme për pamundësinë e vaksinimit të Kosovës, ne jemi të gatshëm të vijnë, mjekët dhe infermierët e Kosovës ne nuk do i lëmë vetëm.

Ishalla se vaksinat të shkojë së shpejti në Kosovë. Janë 11 mijë mjekët e Kosovës do i bëjnë nëse Kosova nëse ende nuk kanë mundur të marrin vaksinat", tha Rama.

Kosova nuk e ka nisur ende procesin e vaksinimit anti-Covid.   

 

 

 

 


 

 

Të fundit