Flash News

E-TJERA

Nis vaksinimi i personave mbi 90 vjeç në Gjirokastër dhe Kukës

Nis vaksinimi i personave mbi 90 vjeç në Gjirokastër dhe
Foto ilustruese

Ditën e sotme ka nisur procesi i vaksinimit për të moshuarit në Gjirokastër dhe Kukës.

Në Gjirokastër do të marrin dozën e parë 70 persona të moshës 90 vjeç.

Ndërkohë në Kukës do të vaksinohen 109 persona të kësaj grupmoshe.

Që prej nisjes së procesit të vaksinimit, më shumë se 15 mijë persona kanë marrë dozën e parë. Fushata që nisi në Tiranë është shtrirë edhe në qytetet e tjera.

Të fundit