Flash News

E-TJERA

Vaksinimi i të moshuarve në azilin e Shkodrës, Rama: Mbarojmë brenda ditës së sotme

Vaksinimi i të moshuarve në azilin e Shkodrës, Rama:

Pas nisjes së vaksinimit të bluzave të bardha në Shkodër, kryeministri Edi Rama ka vizituar edhe Shtëpinë e të Moshuarve, ku 45 prej të cilëve pritet të marrin vaksinën anti-Covid.

Rama u shpreh se vaksinimi për të moshuarit në Shkodër do të mbarojë brenda ditës së sotme.

“Ne e kemi pasur merak këtë punë. Kushtet në shtëpitë e të moshuarve kanë ndryshuar rrënjësisht. Ajo që është më e rëndësishmja për ne është që ju të jeni mirë. Është realisht fat dhe arritje e madhe që ne nuk kemi pasur goditje nëpër shtëpitë e të moshuarve se në Europë u bë nami. Kjo është sigurisht sakrificë e madhe të gjithë stafeve që kanë karantinuar veten bashkë me të moshuarit dhe janë mbyllur si në burg këtu dhe faktikisht e kanë shmang zinxhirin se do ishte bërë…Sot mbaron, 45 bëhen”, tha Rama.

Të fundit