E-TJERA

Nis vaksinimi në burgje, të parë të dënuarit me sëmundje kronike dhe gratë

Nis vaksinimi në burgje, të parë të dënuarit me

Ka nisur vaksinimi për Covid-19 të personave të dënuar.

Lajmin e bën të ditur ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila sqaron se vaksinimi ka filluar në IEVP “Jordan Misja” për kategoritë e të burgosurve me sëmundje kronike dhe atyre mbi 55 vjeç dhe në IEVP “Ali Demi” për gratë e dënuara.

“Një lajm i mirë për sistemin penitenciar.

Me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe strukturat e saj shëndetësore filloi vaksinimi kundër COVID-19 të personave të dënuar.

Vaksinimi ka filluar në IEVP “Jordan Misja” për kategoritë e të burgosurve me sëmundje kronike dhe atyre mbi 55 vjeç dhe në IEVP “Ali Demi” për gratë e dënuara.

Ky proces i sapofilluar pas vaksinimit të trupës policore, do të vijojë për të mundësuar edhe më tej lehtësimin e masave për t’iu kthyer normalitetit në institucione”, shkruan Gjonaj në rrjetet sociale, shoqëruar edhe me një foto nga procesi i vaksinimit.

 

Të fundit