Flash News

E-TJERA

Nis vaksinimi në Korçë, Silva Bino tregon kur do vaksinohen gazetarët

Nis vaksinimi në Korçë, Silva Bino tregon kur do vaksinohen

Sot ka nisur vaksinimi i personelit mjekësor në Korçë për Covid-19.

Në një prononcim për mediat, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik tha se në dy ditë do të vaksinohen rreth 500 bluza të bardha.

Ajo tha se fillimisht është parashikuar të vaksinohen mjekët dhe infermierët të cilët janë në vijën e parë të frontit të luftës ndaj Covid19 e më pas do të procedohet me grupet e tjera të popullsisë.

E pyetur se kur do të vaksinohen gazetarët e terrenit, Bino tha se radha e tyre vjen pas “linjës së zjarrit”.

Gjithsej do të vaksinohen rreth 1000 bluza të bardha në të gjithë qarkun e Korçës.

 

  

Të fundit