Flash News

E-TJERA

Nis zbatimi i marrëveshjes, ekstradohen dy shqiptarët e parë drejt Spanjës

Nis zbatimi i marrëveshjes, ekstradohen dy shqiptarët e parë

Është vënë në zbatim marrëveshja e ekstradimit mes Shqipërisë dhe Spanjës e nënshkruar dy muaj më parë.

Dy shqiptarët e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi përkatësisht në vitin 2020 dhe vitin 2021 për veprat penale “trafik lëndësh narkotike” dhe “Organizatë kriminale”, “Falsifikim dokumentacioni”, “Shkelje e ligjit për drogat”, janë vënë sot në pranga.

Më 16 mars të vitit 2022, hyri në fuqi Marrëveshja e Ekstradimit midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës.

"Prokuroria e Përgjithshme, mbështetur në Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës, (si shtesë e Konventës Evropiane për Ekstradimin të 13 Dhjetorit 1957, ratifikuar me Ligjin nr. 17/2022, (hyrë në fuqi më datë 16.03.2022), si dhe nenet 493 e vijues të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë, inicioi kryerjen e veprimeve proceduriale përkatëse lidhur me ekstradimin e dy shtetasve duke ia përcjellë dokumentacionin prokurorive kompetente", njofton prokuroria.

Të fundit