Flash News

E-TJERA

Nishani: Mosnjohja e zgjedhjeve qëndrim jo i sinqertë, Basha po fyen qytetarët dhe strukturat e PD

Nishani: Mosnjohja e zgjedhjeve qëndrim jo i sinqertë, Basha po fyen

Ish-presidenti Bujar Nishani e ka cilësuar qëndrimin e kreut të PD, Lulzim Basha për mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve si të pasinqertë.

Në një lidhje Skype për MCN TV, Nishani tha se deklaratat për mosnjohjen e zgjedhjeve ndërkohë që do të hyjnë në parlament fyejnë strukturat e PD dhe opinionin publik.

“Është qëndrim i pasinqertë, është retorikë që fyen strukturat e PD dhe opinionin publik. Nëse do të refuzonte nuk do merrte pjesë në parlament, ai ka deklaruar se do të marrë pjesë në parlament. Mijëra qytetarë u angazhuan për të bërë ndryshimin dhe ti fyen inteligjencën, kur nuk njeh rezultatin do të thotë që nuk njeh as institucionet e krijuara nga këto zgjedhje. Është një reagim i pasinqertë”, theksoi ish-presidenti.

Të fundit