All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Nishani: Nëse PD nuk reformohet, Rama fiton edhe në 2025-ën

All - Paragraf - 1

Nishani: Nëse PD nuk reformohet, Rama fiton edhe në 2025-ën

Ish-presidenti Bujar Nishani, njëherësh edhe një nga kritikët më të fortë kundër kryedemokratit Lulzim Basha ka renditur argumentet pse kërkon dorëheqjen e liderit të opozitës.

All - Paragraf - 3

Duke folur në një intervistë për Report tv, Nishani paralajmëron se nëse PD nuk reformohet, atëherë PS mund të fitojë edhe një mandat të katërt në vitin 2025.

Reformimi nuk vjen vetëm me dorëheqjen e liderit, ajo është hapi i parë i nisjes së një procesi besimi. Nuk e duan qeverinë e Ramës, nuk kanë besim te PD, dorëheqja është një akt politik perëndimor dhe nuk ka vetëm vlerën e perceptimit të sjelljes me integritet, por edhe çlirimi nga ngërçi psikologjik që ka struktura dhe opinioni i PD-së.

Duhet të sillesh europian duke filluar nga vetja, nuk mund t’u kërkosh të tjerëve të sillen europian dhe vetë të sillesh sipas modelit afrikan. Nuk është çështje spastrimesh. Kur them modeli i ri, vija e parë i takon gjeneratës së re, PD ka organizimin e 2015, në 2025 duhet të shkojmë me modelin që duhet të ketë në 2030”, tha Nishani.

Nishani thotë se nëse Basha nuk jep dorëheqjen, do jetë në dëmin e tij personal, por edhe për PD-në.

Do dëmtojë personalitetin e Bashën, e ka mbyllur ciklin për të qenë një lider politik, u përpoq prej 8 vitesh, ka pasur mbështetjen maksimale dhe nuk e ka realizuar misionin e tij, nuk arriti që të marrë qeverisjen dhe të kryejë programin.

Nëse qëndron në këtë pozicion mund ta mbajë vulën apo çelësin e PD, por do dëmtohej edhe më shumë në aspektin personal, por do e zvogëlojë edhe më shumë PD, do rrezikojë rrudhjen e saj”, tha Nishani.  

Të fundit