Flash News

E-TJERA

Nishani: PD s’mund të ketë frymën e Jemin Gjanës në 2021-shin, humbjet të kërkohen brenda partisë  

Nishani: PD s’mund të ketë frymën e Jemin Gjanës

Ish presidenti dhe kreu i Këshillit Kombëtar të PD ka renditur arsyet pse kryedemokrati Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

I ftuar në Real Story’, Nishani thotë se dorëheqja e Bashës nuk zgjidh gjithçka, por sipas tij në PD duhet një ndryshim total përmbajtësor.

Më tej ai kërkon që zgjidhja për humbjet rresht të PD të kërkohet tashmë brenda partisë dhe jo jashtë saj.

‘’S’kam debat me askënd brenda PD  apo jashtë sa i përket raporteve personale. Nuk është kryqëzatë kundër kryetarit të PD. S’po e them ndoshta, është çështje parimore, shqetësimi im është PD. PD përbëhet nga institucione dhe njerëz. Ata e  vendosin në lëvizje PD, marrin përsipër mandatet, gëzojnë të drejtat dhe duhet të marrin përgjegjësitë.

Nuk kam asnjë shqetësim. Problemi sot për PD nuk është se kam qenë në 91 nëntor apo tetor. 23 vjeç kam qenë në atë kohë, sapo dola nga bankat e shkollës. Problemi është se në 2021 PD s’mund të ketë fytyrën e Jemin Gjanës. Ne a do të shkojmë në 2025 me imazhin e Jeminit, unë mendoj që jo. Shqetësimi im është që pas 25 prillit kishte krijuar një pritshmëri të madhe, dhe brenda votuesit e PD për një ndryshim që edhe unë i etur që do të kishte ndryshim. Rezultoi dështim politik dhe elektoral. Ka nevojë për reflektim, për të mos mbetur peng. Ajo që unë në gjykimin tim besimin tim, në po e quaj vizionin tim si qytetar, por dhe pjesë e  PD është që zgjidhja mbetet tek PD. S’mund ta kërkojmë jashtë saj.

PD s’mund të shkojë në zgjedhjet e 2025 me performancën, organizimin, vizionin, me strukturën, me lidershipin, me raportin që ka sot me qytetarin shqiptar. I duhet si mekanizmi i vetëm për ta rrëzuar qeverisjen e Ramës, i duhet ndryshim total, përmbajtësor dhe formal. Dhe fillohet me disa hapa politikë”, tha Nishani.

 

 


 

 

Të fundit