Flash News

E-TJERA

Nisin homazhet/ Meta i akordon "Dekoratën e Artë të Shqiponjës" nënkomisarit që ra në krye të detyrës: S'kurseu as jetën

Nisin homazhet/ Meta i akordon "Dekoratën e Artë të

Presidenti i Republikës Ilir Meta i akordoi sot efektivit të rënë në krye të detyrës, Saimir Hoxhës "Dekoratën e Artë të Shqiponjës"(pas vdekjes), me motivacionin:

"Për kontributin e dhënë në shërbim të Policisë së Shtetit, si dhe në vlerësim të trimërisë së treguar gjatë kryerjes së detyrës, duke mos kursyer as jetën e tij në luftën kundër krimit të organizuar për të garantuar rendin dhe sigurinë publike".

Ndërkohë në pallatin e Kongreseve kanë nisur homazhet në nderim të tij. Saimir Hoxha do të përcillet sot në banesën e fundit. Nënkomisari i Lezhës ishte babai i dy djemve 1 dhe 3 vjeç dhe ishte rritur nga dy prindër mësues.

Saimir Hoxha u ekzekutua me dy plumba gjatë një kontrolli anti-drogë në zonën e Ishull Lezhë. I pajetë mbeti dhe autori i dyshuar Aldi Rama, pasi u vetëvra për të mos iu dorëzuar policisë.

Të fundit