Flash News

E-TJERA

Nisin kërkimet edhe në Mal të Zi për trupat e pajetë të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të mitur

Nisin kërkimet edhe në Mal të Zi për trupat e pajetë

Kërkimet për trupat e pajetë të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj të mitur kanë nisur edhe në shtetin fqinj, në Mal të Zi.

Kërkesa për të nisur kërkimet është bërë nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Ende nuk ka gjurmë nga tre trupat e nënës dhe dy fëmijëve. Kërkimet kanë nisur që dje në lumin Buna dhe kanë vijuar edhe gjatë natës, pro pa rezultat.

Trupi i pajetë i i një prej fëmijëve u gjet nga një peshkatar. Vajza 9 vjeçe do të përcillet sot në banesën e fundit.

Në pranga është vënë babai i fëmijëve dhe bashkëshorti i Alma Arrazit, Erdgys Arrazi, i cili akuzohet se për shkak të dhunës që ushtronte ndaj familjarëve, i shtyu këta të fundit drejt vetëvrasjes.

Të fundit