Flash News

E-TJERA

Nisin ndeshjet e dyta në grupet e Euro 2020, kryesfida e ditës Itali-Zvicër

Nisin ndeshjet e dyta në grupet e Euro 2020, kryesfida e ditës

Sot nis xhiroja e dytë e ndeshjeve të grupeve në Euro 2020 dhe pritet të na dhurojnë emocione po aq shumë sa dhe të parat.

Në orën 15:00 luhet përballjen e Grupit B, Finlandë-Rusi, me këta të fundit të favorizuar për të fituar. Finlanda vjen pas asaj fitoreje, te themi aksidentale me Danimarkën e nga ana tjetër, Rusia pas humbjes me Belgjikë.

Në orën 18:00, është radha në Baku ku do të luhet ndeshja e Grupit A, Turqi-Uells ku të dyja ekipet kanë nevojë për pikë. Në ndeshjen e parë Turqia humbi përballë Italisë, ndërsa uellsianët i morën barazim Zvicrës. Për të dyja skuadrat, një tjetër hap fals do të ishte fatal për shanset e kualifikimit më tej në Euro 2020.

Në mbrëmje do të jetë edhe kryesfida e ditës, Itali-Zvicër në 21:00 në "Olimpico". Të kaltërit vijnë pas debutimit të shkëlqyer me Turqinë dhe do synojnë ta bëjnë sërish përballë helvetëve e gjithashtu Xhakës e Shaqirit. Aktualisht Italia është në krye të Grupit A me 3 pikë dhe Zvicra e dyta me 1 pikë.

 

Të fundit