Flash News

E-TJERA

Nisin negociatat për zgjedhjen e Presidentit të ri, Alibeaj (pa mandat) takim me socialistët në Kryesinë e Kuvendit

Nisin negociatat për zgjedhjen e Presidentit të ri, Alibeaj (pa

Nisin negociatat mes mazhorancës dhe opozitës për zgjedhjen e Presidentit të ri. Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj do të zhvillojë një takim me grupin socialist të negociatorëve.

Grupi përbëhet nga Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri. Takimi do të zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit.

Kujtojmë që Ilir Metës i mbaron mandati më 24 korrik. Socialistët kishin nisur më herët punën për këtë çështje. Në mbledhjen e grupit që zhvilluan disa ditë më parë, deputetëve iu kërkua që të depozitonin emra për kandidat për Kreun e ri të Shtetit.

Më herët, Balla ka deklaruar se brenda datës 24 maj do të bëhet me dije emri i Presidentit/ Presidentes së re të Republikës së Shqipërisë. Ndërsa Giknuri ka thënë se mundësitë që në krye të shtetit të jetë një grua, janë të mëdha.

 

 

Të fundit