Flash News

E-TJERA

Nisin punën anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, nuk betohen te presidenti Meta

Nisin punën anëtarët e rinj të Gjykatës së
Foto ilustruese

Sot nisin punën katër anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë. Albana Boksi, Sokol Binaj, Klodian Kurushi dhe Sandër Simoni nuk do të betohen te presidenti, pasi kanë statusin e magjistratit dhe janë betuar kur kanë marrë detyrën më herët.

Ata do të priten me një ceremoni mikpritëse në ambientet e kësaj gjykate. Gjykata e Lartë ka tashmë 7 anëtarë nga 19 që nevojiten për të filluar punën.

Si pasojë e mosfunksionimit për një kohë të gjatë, Gjykata e Lartë ka një numër të lartë dosjesh për të shqyrtuar. 35 mijë çështje gjyqësore, presin verdiktin. Mos funksionimi i kësaj gjykatë erdhi si pasojë e procesit të Vettingut, në kuadër të Reformës në Drejtësi.

Të fundit