Flash News

E-TJERA

Nisin punimet me kosto mbi 50 mln euro për modernizimin e bazës ajrore në Kuçovë, Rama: Mund të jemi vlerë e shtuar për NATO-n

Nisin punimet me kosto mbi 50 mln euro për modernizimin e bazës ajrore

Sot ka nisur puna për modernizimin e bazës ajrore të  NATO-s në Kuçovë. Qeveria e sheh si një mundësi të mirë për modernizimin e forcave ajrore. NATO do të investojë 51 milionë euro për të modernizuar bazën e forcave ajrore në Kuçovë.

Në ceremoninë që u zhvillua për çeljen e punimeve ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, ambasadorja amerikane Yuri Kim, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi si dhe shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura Bajram Begaj.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se vendimi i NATO-s për ta përzgjedhur këtë hapësirë si një mjedis të ri për adresimin e sfidave të sigurisë, dëshmon që Shqipëria është një vlerë në këtë aleancë dhe që beson në disa parime e vlera që ia vlen të luftohet.  

"Për ne ky lajm ishte shumë i mirëseardhur. Ne jemi shumë të vetëdijshëm për masën e vendit tonë dhe për volumin e kontributit tonë në raport me vendet e tjera, por falë edhe punës së përbashkët që është realisht një punë që e ka çuar bashkëpunimin me SHBA-në në një nivel tjetër.

Falë mbështetjes që ne gjejmë nga SHBA-të ne po vetëdijësohemi se nëse investojmë në mënyrë inteligjente dhe nëse adresojmë në rrugën tonë të forcimit dhe njëkohësisht të rritjes së cilësisë së forcave tona ushtarake ashtu siç duhet, ne mund të jemi vlerë e shtuar për NATO-n edhe me projekte të tjera", tha ai.

Kryeministri Bëri me dije se mes Shqipërisë dhe NATO-s, po zhvillohet dhe një projekt për krijimin e një qendre ekselence të mbrojtjes kibernetike.

“Jemi duke folur për një projekt që ka të bëjë me krijimin e një qendre ekselence të mbrojtjes kibernetike por edhe si një vlerë tjetër e shtuar për gjithë NATO-n. GJëra që duken të pabesueshme, njësoj siç dukej e pabesueshme që ne do të kishim një bazë ajrore të NATO-s këtu. Falë pozicionit tonë strategjik, vullnetit dhe pasionit për ti dhënë përmasë tjetër Shqipërisë”, deklaroi Rama.

 

 

 

Të fundit