E-TJERA

Nisin sot transferimet në Kampin e Gjadrit, pritet të mbërrijnë rreth 40 emigrantë

Nisin sot transferimet në Kampin e Gjadrit, pritet të

Sot pritet të nisin transferimet e para të emigrantëve nga Italia në qendrën e Gjadrit, tashmë e kthyer me dekret të qeverisë italiane në Qendrën e Paraburgimit për Riatdhesimin, CPR.

Transferimi i emigrantëve nga Italia në qendrën e Gjadrit në Shqipëri ishte njoftuar se do të kryhej dje por u shty për ditën e sotme.

Autoritetet italiane paralajmëruan se dy anijet e planifikuara për sot në portin e Shëngjinit do të mbërrijnë rreth orës 15:00.

Anija e parë do të ketë 15 emigrantë në bord ndërsa në mbrëmje, rreth orës 19:00, do të mbërrijë anija e dytë me 25 emigrantë të tjerë. Në total, rreth 40 emigrantë do të mbërrijnë nesër, kjo e barabartë me kapacitetin aktual të kontejnerëve të ngritur brenda kampit të Gjadrit.

Të fundit