Flash News

E-TJERA

Nisja e vaksinimit, Tritan Kalo: Kjo verë do të jetë ndryshe, fundi i tunelit nuk është larg

Nisja e vaksinimit, Tritan Kalo: Kjo verë do të jetë ndryshe,
Kalo gjatë marrjes së vaksinës

Mjeku i njohur Tritan Kalo pas nisjes së procesit të vaksinimit në Shqipëri thotë se ka nisur fillimi i përfundimit të pandemisë.

Sipas tij, kjo verë do të jetë ndryshe nga ajo që lamë pas, duke u shprehur optimist për muajt që do vijnë.

Ai u kërkon qytetarëve durim, ndërsa thekson se fundi i tunelit nuk është shumë larg dhe i paarritshëm.

Mjeku Kalo ishte ndër të parët që morni vaksinën anti-Covid një ditë më parë.

“Vaksinimi personal sjell më shumë besueshmëri në popullatë për këtë proçes….Nga sot kemi me siguri FILLIMIN e PËRFUNDIMIT të PANDEMISË…Vijimi i kujdeshëm i respektimi të MDH pavarësisht Vaksinimit, duke marë në konsideratë edhe ata që tashmë e kanë kluar këtë “flamë mbarëbotërore”, me siguri do të krijojnë premisat që vera e vitit 2021 të mos jetë si vera e vitit 2020, por “më e ngrohtë në lirishmërinë” e lëvizjes së popullatës, një verë si gjithë verat para-pandemike….DURIM e SHPRESË se fundi i tynelit nuk është shumë larg dhe i pa mbritshëm…Together forever”, shkruan ndër të tjera ai në Facebook.

Të fundit