Flash News

E-TJERA

Nisja e vitit të ri akademik, Gjekmarkaj: Emigrimi i trurit ka pasoja të rënda për ekonominë dhe zhvillimin e vendit

Nisja e vitit të ri akademik, Gjekmarkaj: Emigrimi i trurit ka pasoja

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj, në nisje të vitit të ri akademik, ka uruar studentët e pedagogët.

Ligjvënësi demokrat ka vendosur në pah disa nga problematikat, teksa shprehet se janë mijëra studentë më pak në auditore.

Postimi i plotë:

Gëzuar fillimin e vitit të ri akademik!

Urime studentëve dhe pedagogëve, më shumë dije, më shumë përgjegjësi, më shumë shpresë.

Por nuk mund të heshtim për realitetin: mijëra studentë më pak në auditore. Qeveria dhe ministria e Arsimit kanë dështuar në mbështetjen e arsimit të lartë, me politikat zhvilluese, diferencime të theksuara në financime duke ndikuar në ikjet masive të shqiptarëve, për pasojë dhe të të rijnve. Emigrimi i trurit ka pasoja të rënda për ekonominë dhe zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë.

I bëj thirrje qeverisë, veproni tani!

Financim të drejtë dhe të transparent, bursa dhe mbështetje për të pamundurit, lidhje reale me tregun e punës dhe politika për të ndalur ikjen e talentit.

Pa mbështetje konkrete, auditoret bosh do të mbeten realitet. PD ka qënë dhe është e gatshme përballë çdo sfide që të kontribuojë për një arsim që i mban dhe i shërben të rinjve tanë, i shërben Shqipërisë.

 

Të fundit