Flash News

E-TJERA

Nisma e Gjykatës së Lartë, Gjokutaj: Rama do të kalojë me ligj korrupsionin shtetëror

Nisma e Gjykatës së Lartë, Gjokutaj: Rama do të kalojë

Avokati Genc Gjokutaj, ka komentuar nismën e kreut të Gjykatës së Lartë për rishikimin e masës “arrest në burg”.

I ftuar në “Quo vadis” në Vizion Plus, Gjokutaj deklaroi se me nismën në fjalë, Rama kërkon që të kalojë me ligj korrupsionin shtetëror.

“Këta që duan të njësojnë praktikën kanë bërë thagma, edhe pa lexuar dosjet i kanë kaluar të gjithë në burg. Ngrehen këta tani dhe në kushtet që SPAK filloi të shkelë pedalin e gazit, nuk kishin ndonjë mënyrë tjetër ta pengojnë. Do vijnë këta të pandehur dhe këta nuk pranojnë të shkojnë në burg.

Është gjetur kjo zgjidhje, sepse Rama mund të mos jetë një lider i mirë, por është një hileqar i përkryer. Ndryshimi i ligjit do të ketë vulën e vullnetit politik, pra një dorashkë që Rama u hedh këtyre njerëzve që mos përfundojnë në burg, që gjoja ky do i shpëtojë në fund. Ky është korrupsioni shtetëror që Rama do ta kalojë me ligj”, deklaroi Gjokutaj.

Të fundit