Flash News

E-TJERA

‘Nisma e Luleve’ dhe ‘Spiranca Diving Center’ vijojnë aksionet e pastrimit të detit për të tretin vit radhazi

‘Nisma e Luleve’ dhe ‘Spiranca Diving Center’

“Nisma e Luleve” dhe “Spiranca Diving Center” kanë përfunduar aksionin e pastrimit të detit Jon nga mbetjet. Në një postim në Facebook, avokati Adriatik Llapaj ka renditur totalin e mbetjeve të nxjerra nga deti, pas aksionit.

 “Në total në 18 aksione janë nxjerrë 1407 goma dhe rreth 41 000 bidona, shishe. Qëllimi është ndërgjegjësimi i shtetit dhe qytetarëve për ta ruajtur detin dhe ambientin,” shkruan Lapaj.

Njoftimi i plotë:

Nisma e Luleve dhe Spiranca Diving Center nisën vitin e 3-të të pastrimit të detit Jon.

Sot nxorrëm 33 goma dhe rreth 1000 bidona, shishe, kanaçe.

Në total në 18 aksione janë nxjerrë 1407 goma dhe rreth 41 000 bidona, shishe.

Qëllimi është ndërgjegjësimi i shtetit dhe qytetarëve për ta ruajtur detin dhe ambjentin.

Sot pata kënaqësi të veçantë pasi na u bashkua dhe miku i mirë Florian Haçkaj.

Falenderoj super ekipin, Ergys LLanaj, Saimir Kushova, Gerta Brozi, Fatjon Brahimaj, Admir Kushova, Ardi Cikuli, Elvis Kuci, Brigels Dervishi, Saimir Ruli, Ali Hajdini, Vasil Dajko!

Vazhdojmë...

 

Të fundit