Flash News

E-TJERA

"Një muxhahedin i përfshirë në grabitje”, avokatët përgënjeshtrojnë lajmin: Falsifikim i neveritshëm!

"Një muxhahedin i përfshirë në grabitje”,

Avokatët e Organizatës Muxhahedine në Shqipëri kanë përgënjeshtruar lajmet se një prej anëtar i këtij grupi ishte përfshirë në grabitjen e një farmacie në Tiranë së bashku me dy shqiptarë.

Ata thonë se media që ka publikuar lajmin i ka falsifikuar dokumentet, ndërsa bëjnë me dije se edhe Prokuroria e Tiranës dhe Policia e Shtetit thonë të kundërtën.

Ndërsa kërkojnë që kjo çështje të hetohet deri në fund, avokatët theksojnë se asnjë anëtar i kësaj organizate nuk ka kryer vepër të kundraligjshme në Shqipëri.

“Falsifikim i neveritshëm i dokumentit të prokurorisë së Tiranës kundër refugjatëve muxhahedinë iranianë në Shqipëri.  Theksojmë se banorët e Ashrafit nuk kanë kryer asnjë krim në këtë vend, asnjëri prej tyre nuk ka kryer asnjë vepër të kundërligjshme dhe nuk është arrestuar si dhe ndaj tyre nuk është ngritur asnjë çështje penale në drejtësinë dhe prokurorinë shqiptare.

Nga ana tjetër, meqenëse Muxhahedinët e Iranit kanë qenë gjithmonë synimi i parë i terrorizmit të regjimit iranian, qëllimi i demonizimit, shpifjes dhe shkatërrimit të imazhit të tij është të hedhë bazat për akte terroriste, një shembull i të cilave u zbulua në detaje në tetor të vitit 2019 nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shqiptare.

Për shkak të kërcënimeve terroriste ndaj jetës së refugjatëve iranianë që jetojnë në Ashraf 3, CJPA bën thirrje për ndjekjen penale nga policia dhe autoritetet gjyqësore shqiptare në lidhje me  falsifikimin të dokumenteve qeveritare”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e avokatëve.

 

 

 

Të fundit