Flash News

E-TJERA

Një 32-vjeçar humbi jetën pasi u shoqërua në komisariat, AMP tregon se si ndodhi ngjarja mbrëmjen e djeshme

Një 32-vjeçar humbi jetën pasi u shoqërua në

Një 32-vjeçar ka humbur jetën te spitali i Traumës, pasi u ndalua nga policia e Tiranës për kontroll gjatë mbrëmjes së djeshme. Mësohet se viktima është Laer Kurti.

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka dale me një njoftim për mediat, ku thotë se rreth orës 23:07, në rrugën “Riza Cuka”, patrulla e policisë i ka kërkur të riut të ndalonte për t’i kontrolluar dokumentet e idntifikimit.

32-vjeçari është larguar me vrap dhe pasi u kap në zonën e Don Boskos, u shoqërua në Komisariat, ku ai dhe ka shfaqur probleme shëndetësore.

“Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë”, thekson AMP.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thotë se, nën drejtimin e Prokurorisë ka ngritur grupin hetimor, i cili po kryen veprimet e para hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

Më datë 19.10.2022, rreth orës 23:07, Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, gjatë kontrollit të territorit, kanë konstatuar në rrugën “Riza Cuka” një shtetas të cilit i kanë bërë thirrje për të ndaluar me qëllim për t’i kontrolluar dokumentat e identifikimit.

Sapo patrulla i kërkoi për të paraqitur dokumentat e identifikimit, shtetasi L. K., 32 vjeç është larguar me vrap. Punonjësit e policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë arritur ta ndalojnë në rrugën “Don Bosko”, duke kryer më pas edhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë.

Gjatë shoqërimit të tij, ky shtetas ka shfaqur probleme shendetësore sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit. Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë ka ngritur menjëherë grupin hetimor, i cili po kryen veprimet e para hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu, aktualisht po kryhen ekzaminimet mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes dhe në përfundim AMP do të dalë me një njoftim përfundimtar për shtyp.

 

Të fundit