Flash News

E-TJERA

Gjendet një 42-vjeçar i vdekur në autostradën Kavajë-Durrës

Gjendet një 42-vjeçar  i vdekur në autostradën

Një 42-vjeçar është gjetur i pajetë në autostradën Kavajë-Durrës, në afërsi të Malit të Robit.

Sipas policisë, 42-vjeçari i identifikuar me iniciale N.H dyshohet se është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar.

“Në orët e para të mëngjesit në autostradën Kavajë-Durrës, në afërsi të Malit të Robit, është gjetur pa shenja jete shtetasi N. H., 42 vjeç, banues në Lushnjë. Nga veprimet e para dyshohet se është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar”, njofton policia.

 

Të fundit