Flash News

E-TJERA

Një 43-vjeçar nga Saranda humb jetën nga Covid-19, 22 të infektuar

Një 43-vjeçar nga Saranda humb jetën nga Covid-19, 22 të

Një person ka humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit raporton Ministria e Shëndetësisë.

Sipas raportit ditor, nga 765 testime, kanë rezultuar vetëm 22 qytetarë të infektuar, ndërsa nuk e ka fituar betejën me virusin një qytetar 43 vjeç nga Saranda.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 765 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në këto bashki:

11 në Tiranë, 3 Gramsh, 2 Libohovë, 1 në Kukës, Mirditë, Fier, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër.

Janë 662 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit  ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv, një qytetar 43 vjeç nga Saranda.

Janë shëruar 152 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,563 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria.

Të fundit