Flash News

E-TJERA

Një 47-vjeçar ndërron jetë nga Covid-19, sa infektime u regjistruan në 24 orët e fundit

Një 47-vjeçar ndërron jetë nga Covid-19, sa infektime u

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e fundit të koronavirusit në vend.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 338 të infektuar nga 1108 testime të kryera. Një 47-vjeçar nga Pogradeci ka ndërruar jetë nga Covid-19.

Rastet e reja janë shënuar: 116 në Tiranë, 17 në Lushnje, 15 në Durrës, 12 në Shkodër, nga 11 qytetarë në Fier, Elbasan, nga 10 qytetarë në Lezhë, Gramsh, nga 9 qytetarë në Dibër, Sarandë, nga 8 qytetarë në Kamëz, Vlorë, nga 7 qytetarë në Shijak, Divjakë, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Patos, Mallakastër, nga 5 qytetarë në Devoll, Kuçovë, nga 4 qytetarë në Kavajë, Himarë, Berat, nga 3 qytetarë në Rrogozhinë, Delvinë, Përmet, Këlcyrë, Tepelenë, Korçë, Maliq, Dimal, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Krujë, Bulqizë, Roskovec, Selenicë, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Tropojë, Kurbin, Mat, Memaliaj, Pogradec, Kolonjë, Peqin.

Janë 3,572 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë.

Janë shëruar 317 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 320,000 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Gusht 2022)

Raste të reja ditore 338

Të shëruar në 24 orë 317

Të shtruar në spitale 19

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 1108

Testime totale 1,958,354

Raste pozitive 327,153

Raste të shëruara 320,000

Raste Aktive 3,572

Humbje jete 3,581

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,651

Fier 356

Elbasan 261

Durrës 257

Shkodër 246

Vlorë 211

Korçë 207

Gjirokastër 120

Berat 108

Lezhë 89

Dibër 52

Kukës 14

 

 

Të fundit