Flash News

E-TJERA

Një anëtar i stafit të tij rezultoi pozitiv me COVID-19, karantinohet komisioneri Oliver Varhelyi

Një anëtar i stafit të tij rezultoi pozitiv me COVID-19,

 

Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi ka njoftuar përmes një postimi në profilin e tij në Twitter se është karantinuar në shtëpi pasi një anëtar i stafit të tij ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Komisioneri ka njoftuar se i është nënshtruar testit, por ende nuk e ka marrë përgjigjen e tij.

Postimi i plotë:

Unë u informova sot se një anëtar i ekipit tim doli pozitiv për # COVID19 . Në pritje të rezultateve të reja të testit, unë dhe anëtarët e ekipit të interesuar po vet-izolohemi në përputhje me udhëzimet e shëndetit public. Ndihem mirë, nuk kam simptoma, testet e mia gjatë javës së kaluar ishin negative. Qëndro i sigurt!

Të fundit