Flash News

E-TJERA

Një apo dy autorë në vr*sjen e Martin Canit? Publikohet procesverbali që nxjerr blof Policinë

Një apo dy autorë në vr*sjen e Martin Canit? Publikohet

Një ditë pasi Policia e Shtetit hodhi poshtë se në vrasjen e Martin Canit 14 vjeç fshihen dy autorë të dyshuar, publikohet në media procesverbali që nxjerr blof blutë e Tiranës. 

Ndërkohë mbrëmjen e sotme në studion e Top Story, është publikuar proces verbali i mbajtur nga oficeri pas ngjarjes. Në këtë procesverbal, përveç emrit të të miturit, del edhe një tjetër person, me emrin Kledion. 

Një apo dy autorë në vr*sjen e Martin Canit? Publikohet
Ngjarja është ende nën hetim, ndërsa ende nuk dihet se cili apo cilët ishin personat që morën në makinë autorin e dyshuar pas ngjarjes, në makinën ku më pas u publikua edhe një foto e të miturit, ku shfaqej me plagë në dorë.

Kujtojme se prindërit e djalit që ndodhej bashkë më 14-vjeçarin Martin Cani, i cili humbi jetën pas plagëve të marra me thikë, kanë pretenduar se në vendin e ngjarjes nuk ka qenë vetëm autori i dyshuar, por edhe një person tjetër më i rritur.

 

Të fundit