Flash News

E-TJERA

Një arbitër rumun do të gjykojë përballjen Shqipëri–Andorra

Një arbitër rumun do të gjykojë përballjen

Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë mbrëmjen e së enjtes për ndeshjen e parafundit të kualifikueseve të Botërorit 2026, ndaj Andorrës. Sfida ka një peshë të veçantë për kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho, të cilët kërkojnë të sigurojnë vendin në fazën e “play-off”-it drejt finales së madhe të Kupës së Botës.

UEFA ka bërë të ditur edhe emrat e zyrtarëve që do të vendosin drejtësi në këtë përballje, dhe ashtu si në ndeshjen me Serbinë, vjen një trupë arbitrore nga Rumania. Takimin do ta gjykojë Horatiu Fesnic, ndërsa asistentë të tij do të jenë Valentin Avram dhe Alexandru Cerei. Arbitër i katërt është caktuar Rares Vidican.

Në sallën e VAR-it, gjithashtu do të jenë rumunë: Ovidiu Haţegan në rolin e arbitrit kryesor të teknologjisë dhe Adrian Costreie si ndihmës i tij.

Kombëtarja kërkon tre pikët për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit dhe për të hyrë me moral të lartë në përballjen e fundit të grupit.

Të fundit