Flash News

E-TJERA

“Një botë e re kriminale në Bruksel”, belgët godasin mafien shqiptare, 30 të arrestuar

“Një botë e re kriminale në Bruksel”, belgët

Një operacion i madh i organizuar për të identifikuar dhe goditur mafien shqiptare dhe komponentë të tjerë të lidhur me të, ka vënë në pranga 30 shqiptarë.

Mediet belge shkruajnë se operacioni u krye në më shumë se 7 vende evropiane, mes tyre Spanja, Italia, Gjermania, Kroacia dhe Holanda. Mbi 100 kontrolle janë kryer në ambiente dhe banesa, ndërsa 30 numërohen vetëm në Antwerpen, në Bruksel.

Gjatë kontrolleve, janë sekuestruar armë, kokainë, para, ora luksoze, diamante dhe automjete. Kjo nuk është hera e parë që policia belge ka në fokus mafien shqiptare që vepron në trafikun e drogës në Belgjikë, duke e cilësuar si një pikë kyçe.

Tetorin e vitit të kaluar, një operacion i ngjashëm u ndërmor nga policia belge. Drejtori i Policisë Gjyqësore Federale, Eric Jacobs, e ka konsideruar mafien shqiptare “një botë të re kriminale në të gjithë territorin e Brukselit, e cila deri tani kishte arritur të mbetej e padukshme”.

Portet e Antwerpen dhe Roterdam luajnë një rol kyç në tregtinë e drogës në Evropë. Kokaina hyn në këto porte nga Amerika e Jugut. Është kryesisht mafia shqiptare ajo që ka një rol të rëndësishëm në nxjerrjen e kokainës dhe shpërndarjen e saj, thuhet në artikullin e medies belge.

Të fundit