Flash News

E-TJERA

Një ditë më parë humbi jetën një i moshuar, riaktivizohet vatra e zjarrit në Lunxhëri

Një ditë më parë humbi jetën një i moshuar,

Vijon problematika me zjarret në vendin tonë. Mëngjesin e sotëm është riaktivizuar një vatër zjarri në Lunxheri të Gjirokastrës.

Flakët janë mes fshatrave Qestorat dhe Tranoshishtë, ndërsa 100 forca ushtarake së bashku me zjarrfikëset janë në terren për të vënë nën konrtoll flakët.

Gjatë natës janë shuar flakët në kalanë e Shën Triadës, ku gjenden antenat e telefonive celulare.

Kujtojmë se një ditë më parë u shënua viktima e parë nga zjarret në Shqipëri në fshatin “Asim Zenel”. Viktima është 64-vjeçari Andrea Haxhiaj.

 

Të fundit