Flash News

E-TJERA

Një ditë para se të lerë presidencën/ Meta në takimin me Kurtin: Përkrahim nismat gjithëpërfshirëse si Procesi i Berlinit

Një ditë para se të lerë presidencën/ Meta në

Presidenti Ilir Meta ka zbardhur takimin që zhvilloi dje në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Sipas Metës në një status në facebook, ata kanë rënë dakord se në raport me politikat rajonale se përkrahin vetëm nisma gjithëpërfshirëse si Procesi i Berlinit.

“Shumë e përzemërt pritja nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me të cilin pata kënaqësinë të zhvilloja një bisedë tepër të frytshme. Duke vlerësuar marrëdhëniet vëllazërore mes vendeve tona dhe potencialin e jashtëzakonshëm për forcimin e tyre, theksova rëndësinë e konkretizimit efikas të marrëveshjeve ndërqeveritare të nënshkruara.

Jetik realizimi i projekteve të përbashkëta që afrojnë edhe më shumë qytetarët tanë, si ndërtimi i hekurudhës Durrës-Prishtinë, me impakt në ekonominë e të dy vendeve dhe të rajonit, që do na bashkojnë më shumë dhe do ndalnin hemoragjinë demografike që na ka prekur.

Nevojitet më shumë koordinim edhe në politikën e jashtme dhe rajonale, në përputhje me qëllimin e përbashkët për anëtarësim në Bashkimin Europian. Lidhur me bashkëpunimin rajonal, ndamë të njëjtin vlerësim në përkrahje vetëm të nismave gjithëpërfshirëse, sikurse Procesi i Berlinit. Kosova është bërë shembull i demokracisë, luftës kundër krimit e korrupsionit, sundimit të ligjit dhe europianizimit në rajon, e vlerësuar edhe nga raportet ndërkombëtare, që meriton sa më parë liberalizimin e vizave për qytetarët e saj", shkruan Meta. 

 

 

 

 

Të fundit