Flash News

E-TJERA

Një ditë pas arrestimit në Elbasan, Ardian Çapja dërgohet me urgjencë në spital

Një ditë pas arrestimit në Elbasan, Ardian Çapja

Një ditë pas arrestimit, është dërguar në spital Ardian Çapja, një prej emrave më të përfolur sa i takon botës së krimit në qytetin e Elbasanit.

Ai është dërguar në reanimacionin e spitalit ‘Nënë Tereza’ për shkak të probleme kardiake, ndërsa pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje në zemër.

53 vjeçari Çapja është arrestuar dje në banesën e tij në Elbasan, ndërsa nga kontrolli forcat Renea gjetën edhe një automatik kallashnikov, që Çapja e mbante në banesë.

Arrestimi i tij është realizuar në kuadër të hetimeve për një vrasje të dyfishtë në vitin 2012, në qytetin e Elbasanit, ku mbetën të vrarë babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri. Për këtë vrasje dyshohen si autorë Ardian dhe Florenc Çapja.

Ndërkohë ndaj Ardian Çapjes janë kryer disa tentativa për eliminimin e tij fizik, ku më e fundit ishte ajo me snajper, ku u qëllua nga largësia brenda oborrit të banesës së tij, por që shpëtoi duke mbetur i plagosur.

Saga e hasmërive të familjes Çapja në qytetin e Elbasanit ka nisur që në vitin 2005, ku në një lokal u ekzekutua Sokol Çapja. 

 

Të fundit