Flash News

E-TJERA

Një ditë pas emërimit, Armela Krasniqi firmos vendimin e parë në krye të AMA-s

Një ditë pas emërimit, Armela Krasniqi firmos vendimin e

Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka firmosur vendimin e parë, një ditë pasi ka marrë zyrtarisht detyrën.

Në vendimin e publikuar në faqen zyrtare të AMA-s, shihet se Krasniqi ka vendosur të anulojë procedurën me objekt “Fushatë e informimit, ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit, “Fëmijët dhe Reklamat” në televizione dhe portale”.

Një ditë pas emërimit, Armela Krasniqi firmos vendimin e

Ndërkaq në vendim theksohet se ngarkohet komisioni për hartimin e dokumenteve dhe ndjekjen e procedurës, për zbatimin e këtij vendimi dhe njoftimin e agjencive të specializuara pjesëmarrëse në procedurë.

Në fillim të korrikut AMA publikoi ftesë për negociatë dhe procedurën me objekt “Fushatë e informimit, ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit “Fëmijët dhe reklamat”, në televizione dhe portale për një periudhë 90-ditore në 15 portale dhe televizione, me fond limit 24,866,667 lekë pa TVSH.

Emërimi i Krasniqit është shoqërua me akuza të shumta nga nga opozita dhe preside nti Meta, pasi sipas tyre gara ishte e pabarabartë dhe ajo ishte kandidatja e "preferuar" e qeverisë.

Sot Reporterët pa Kufij ka dalë kundër emërimit të Armela Krasniqit në krye të AMA-s, pa pritur parlamentin e ri në shtator ku do të jetë pjesë edhe opozita. Në reagimin e tyre, ato kanë dënuar emërimin e saj, duke e cilësuar si një kërcënim për lirinë e fjalës në media.

Po ashtu, më herët ka patur reagime edhe nga ndërkombëtarët si delegacioni i BE-së në vendin tonë apo Ambasada e Britanisë së Madhe të cilët kërkuan që emërimi i saj nga Kuvendi të bëhej në legjislaturën e re të shtatorit dhe jo me opozitën e re.

Të fundit