Flash News

E-TJERA

Një ditë pas gjyqit, flet Meta: Gjykata e drejtësisë së re s’mund të japë standardin e një terroristi arab

Një ditë pas gjyqit, flet Meta: Gjykata e drejtësisë së

Ish-presidenti Ilir Meta ka folur një ditë pasi u shfaq për herë të parë në publik, dy vite pas arrestimit.

Në një lidhje ‘live’ për Breaking në “Top News”, Meta ka kritikuar mbajtjen e tij në kabinë qelqi gjatë gjyqit, duke dreklaruar se drejtësia e re nuk mund të përdorë standardin e një terroristi.

Ish-presidenti e cilësoi përmbysje të praktikave demokratike.

“Unë kam kontribuar (për drejtësinë e re) dhe e kam bërë unë me konsensus me 140 vota, të tjerët e kanë përmbysur me 69 vota prokurorin e përgjithshëm.

Me këtë drejtësinë  e re nuk shkon edhe ajo që ka thënë vetë Komiteti i Helsinkit para disa ditësh për rastin tim apo për rastin Beqaj, apo për rastin e funksionarëve ose ish-funksionarëve të lartë publik sepse gjykata e drejtësisë së re nuk mund të na japi ne si standard për të qëndruar në kabinë qelqi, standardin e një terroristi arab, të një kamikazi që ka bërë akt terrorist në Francë. Nuk është ai standardi i Konventës Evropiane është ajo që thotë Komiteti i Helsinkit.

Nuk ka të bëjë me praktikën kjo, kjo është përmbysje e praktikave demokratike. Unë jam arrestuar me 2 korrik, bëhet viti dhe mua nuk më është dhënë vendimi i zbardhur, çfarë kam shkelur unë. Si mund të ankohem unë për një vendim, mua nuk më jepet vendimi që ta ankimoj”, tha Meta.

Të fundit