Flash News

E-TJERA

Një ditë pas vizitës së Reeker, Yuri Kim shkon në SPAK; takim me Arben Krajën dhe Aida Hajnajn

Një ditë pas vizitës së Reeker, Yuri Kim shkon në SPAK;

Ambasadorja e ShBA-ve në Shqipëri Yuri Kim ka shkuar këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ku ka zhvilluar një takim me kryetarin e SPAK, Arben Krajan dhe kryetaren e BKH-së, Aida Hajnaj.

Në fokus të takimit ka qenë prezantimi i 28 hetuesive të rinj të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në një postim në rrjetet sociale, diplomatja amerikane thekson se puna e tyre është e vështirë, por do ja dalin me sukses.

“Sot takova hetuesit e parë të BKH të cilët janë duke përfunduar trajnimin. Puna e tyre është e rëndësishme dhe e vështirë, por do ja dalin me sukses. Ka shumë njerëz që mbështeten tek ta, familjet e tyre krenohen me fëmijët, SHBA do i mbështesë fuqimisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” – shkruan Kim në Twitter.

Kjo vizitë e diplomates amerikane me kreun e SPAK, vjen një ditë pas vizitës zyrtare të Ndihmës Sekretarit Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker. Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane, ambasadori përcolli në Tiranë vendosmërinë e Presidentit Joe Biden dhe Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, se lufta kundër korrupsionit në të gjithë botën, veçanërisht atij madhor, sipas përcaktimeve të fundit është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare.

Të fundit