Flash News

E-TJERA

Një ditë pasi 18-vjeçarja u vetëplagos me armë zjarri, arrestohet i dashuri i saj, Erisjaldo Gjuta

Një ditë pasi 18-vjeçarja u vetëplagos me armë

Arrestohet Erisjaldo Gjuta i shpallur në kërkim nga policia dje pas u plagos me armë zjarri 18-vjeçarja në hotelin e familjes së tij. 
Gjuta është i dashuri i 18-vjeçares dhe akuzohet për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe ndaluan shtetasin E. Gj., 22 vjeç, i shpallur në kërkim ditën e djeshme për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit””, thuhet në njoftimin e policisë.

Vajza ka qenë vetëm në dhomë të gjumit kur ka marrë armën dhe ka qëlluar veten. Sajmir dhe Erisjaldo Gjuta kanë qenë jashtë dhe kanë dëgjuar të shtënat. Kur kanë hyrë te dhoma, kanë parë vajzën të vetëplagosur dhe kanë thirrur edhe anëtarët e tjerë, Mirvete dhe Vladimir Gjuta dhe kanë vendosur që të pastrojnë vendin e ngjarjes.

Ata mësohet se kanë marrë e fshehur armën, kanë larë gjakun, ndërsa Mirvetja me Elvirin janë nisur me makinë për ta dërguar në spital dhe janë porositur të deklarojnë që “vajzën e kanë gjetur të shtrirë te rrethi i Ekonomikut”. Pas hetimit, rezultoi se vajza në fakt ishte vetëplagosur në hotelin e tyre.

Kujtojmë se lidhur me ngjarjen, sipas njoftimi të policisë, në pranga kanë rënë dy persona, Mirvete Rexhmati Gjuta dhe Vladimir Gjuta.

 

 

Të fundit