Flash News

E-TJERA

Një ditë pasi ishte larguar nga banesa, gjendet i mbytur në lumin Osum i riu nga Berati

Një ditë pasi ishte larguar nga banesa, gjendet i mbytur në lumin
Foto ilustruese

Është gjetur në ujërat e lumit Osum trupi i mbytur i 32 vjeçarit Jurgen Merkaj, një ditë pasi familjarët kishin bërë kallëzim në polici se ishte larguar nga banesa.

Sipas policisë, në trupin e të riut nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Më datë 16.01.2023, rreth orës 15:00 në fshatin Orizaj, Berat, në ujërat e lumit Osum është konstatuar i mbytur në ujë, shtetasi J.M., 32 vjeç, banues në Berat.

Për shtetasin J.M., mëngjesin e sotëm, kanë bërë kallëzim në Polici, familjarët e tij, ku kanë deklaruar se më datë 15.01.2023 është larguar nga banesa shtetasi J.M.

Trupi i pajetë i 32-vjeçarit, është nxjerrë nga uji dhe do të dërgohet pranë morgut të spitalit Berat, për ekzaminime të mëtejshme.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.


 

Të fundit