Flash News

E-TJERA

Një ditë pasi Meta lë Presidencën, LSI thërret Konventën Kombëtare

Një ditë pasi Meta lë Presidencën, LSI thërret

LSI njoftoi sot thirrjen e Konventës Kombëtare më 25 Korrik 2022. Sekretari i Përgjithshëm Endrit Braimllari tha në një deklaratë për mediet se Konventa e thirrur do të marrë vendime të rëndësishme politiko organizative.

Braimllari u shpreh se në kuadër të Konventës, do të thellohet edhe procesi i brendshëm zgjedhor lidhur me ngritjen e strukturave drejtuese të LSI, proces i lënë pezull për shkak të pandemisë.

“Jemi në këtë komunikim me mediat për të informuar opinionin publik për një vendim të rëndësishëm. Në respekt të statutit të LSI-së pika 11.28, gërma B do të mbahet Konventa Kombëtare e LSI në datë 25 korrik 2022 e thirrur nga kryetarja e saj. Konventa do të jetë një moment historik për LSI dhe opozitën shqiptare në tërësi, për të ardhmen e përballjes pa asnjë kompromis me regjimin e Rilindjes për të hapur një epokë të re të një Shqipërie të çliruar nga krimi, korrupsioni dhe kapja e shtetit. 

Konventa Kombëtare do të marrë vendime shumë të rëndësishme politiko-organizative që lidhen me aksionin politik të zgjedhjeve vendore të vitit 2023. Gjithashtu do të thellohet procesi i brendshëm zgjedhor lidhur me ngritjen e strukturave drejtuese të LSI, proces ky i penguar prej kushteve të pandemise gjatë vitit 2020.

Në kuadër të organizimit të Konventës Kombëtarë të LSI që do të mbahet më 25 korrik është ngritur ekipi qëndror i punës për përgatitjen e programit politik dhe ndryshimet statutore në statutin e LSI”, njoftoi Braimllari.

Të fundit