Flash News

E-TJERA

Një ditë pasi qeveria i dërgoi vakancat për 6 bashki, VanHorn takim me Begajn në presidencë

Një ditë pasi qeveria i dërgoi vakancat për 6 bashki,

E ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn i ka shkuar këtë mëngjes në zyrë presidentit Bajram Begaj në Presidencë.

Ende nuk dihen arsyet e këtij takimi, por kujtojmë se vjen një ditë pasi qeveria i dërgoi presidentit vakancat për 6 bashkitë e vendit që janë pa kryetar, përfshirë edhe atë të Tiranës.

Bëhet fjalë për Bashkitë e Tiranës, Beratit, Tepelenës, Cërrikut, Matit dhe Vlorës.

Ky proces pritet të mbahe

tzgjedhjet e pjesshme, për shkak të lëvizjeve pas zgjedhjeve të 11 majit, ku disa kryebashkiakë u zgjodhën deputetë e disa ministra.

Ndërkohë, sa i përket Tiranës, situata është më komplekse.

Pas shkarkimit të Erion Veliajt, i cili prej 10 shkurtit ndodhet në paraburgim,  nga Këshilli Bashkiak si dhe nga Këshilli i Ministrave, ai nuk u dorëzua dhe e ankimoi vendimin në Gjykatën Kushtetuese.

Edhe pse ligji parashikon që vendimi i qeverisë në këtë rast automatikisht pezullohet, sërish qeveria nuk u tërhoq dhe ende pa dhënë verdikti Kushtetuesja, i dërgeroi Begajt vakancat për zgjedhjet e parakokohshme.

Tashmë, i mbetet presidentit të vendosë se si do të procedohet me zgjedhjet për bashkinë e Tiranës. 

Të fundit